Mesfusha në “krizë”, PSG gjen zgjidhje te Barcelona

0

PSG hedh sytë nga Barcelona. Francezët janë në kërkim të një mesfushori dhe objektivi i tyre gjendet tek ekipi kampion i Spanjës. Jo një, por dy të tillë për të arritur të paktën te njëri prej tyre.

Siç citon katalanasja “Sport”, drejtuesit e kampionëve të Francës kanë nisur sulmin për njërin midis Ivan Rakitiç dhe Serxho Buskets. Të dy mesfushorë, ndër më të mirët në rolin e tyre dhe të dy në moshën 30 vjeçare.

Spanjolli është i pashitshëm dhe Barcelona po punon për t’i rinovuar kontratën, ndërsa një ofertë e mirë financiare për kroatin mund të bëjë që ky i fundit të transferohet në kryeqytetin francez. Merkato mbyllet me 31 gusht dhe i takon PSG të bëjë ofertën e duhur, por në fund vendos Barcelona.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.