Merr fund odiseja e Çinarit, e ardhmja është te Partizani

Disa sezone të mira te Vllaznia për Eraldo Çinarin, pjesë e Shqipërisë U-21 në pranverë dhe në korrik hapi i madh, duke kaluar tek Istra në Kroaci, nëpërmjet Alavesit, klubit spanjoll që zotëron edhe aksionet e atij kroat.

Një histori e ngatërruar, me shumë pikëpyetje brenda dhe ndoshta hapësirë edhe për ndjekje penale për ndokënd, sepse në fund mesfushori është detyruar të ndërpresë pa nisur aventurën kroate, për shkak se transferimi i tij u krye jashtë gjithë rregullave dhe paratë që pretendon Vllaznia nuk dihet kush i ka vjedhur, nëse janë paguar ndonjëherë.

Tashmë gjithçka ka marrë fund, Çinari kthehet në Shqipëri dhe sot ka firmosur për Partizanin. Klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me Vllazninë për blerjen e kartonit të mesfushorit, me të cilin ka firmosur kontratë 3-vjeçare, në ditën e fundit të merkatos verore.

Çinari, i cili do të mbajë numrin 7, mund te luajë në të dy krahët e sulmit dhe e njeh golin, sepse sezonin e fundit shënoi 6 gola në Superiore, ndërsa mbush boshllëkun e krijuar nga largimi i Prognit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online