Ibra dënohet me gjobë, reagon Ngujen: Godisni me shpulla, askush nuk iu dënon!

0

Zllatan Ibrahimoviç ka goditur me shpullë një lojtar kundërshtar gjatë derbit mes ekipit të tij dhe Los Anxhelos FC dhe ia ka hedhur paq. Suedezi është dënuar me gjobë dhe në futbollin amerikan kanë shpërthyer kritikat.

Ibra i vendosi duart në fytyrë lojtarit, Li Ngujen, gjatë një momenti nervozizmi gjatë ndeshjes derbi dhe u dënua nëpërmjet provës televizive. Siç citon “ESPN”, sulmuesi i Los Anxhelos Galaksi nuk është pezulluar, por ia ka hedhur me një gjobë. Kjo ka sjellë irritimin e lojtarit vietnamez, i cili ka komentuar dënimin e “butë” të sulmuesit 36-vjeçar.

“Nuk jam shumë i qartë për rregullat e MLS (kampionati amerikan i futbollit), por të godasësh lojtarët kundërshtarë është një gjë normale në ditët e sotme”, thumbon Ngujen në postimin e bërë në rrjetet sociale.

Ibrahimoviç gjeti golin e 499-të në karrierë në derbi dhe është ngjitur në kuotën e 16 golave dhe pesë asisteve në 20 ndeshje të zhvilluara në MLS.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.