Tronditet Luftëtari, titullari i nënshtrohet sërish operacionit

Sikur të mos mjaftonte vetëm ecuria e dobët në këtë fillim sezoni, Luftëtari goditet edhe nga fati i keq. Gjirokastritët duhet të vazhdojnë të bëjnë llogaritë, pa një prej titullarëve të ekipit.

Kur pritej që Ivan Jakovljeviç të kthehej sërish në fushën e lojës, pas operacionit në gju, erdhi edhe lajmi i keq. Mbrojtësi serb do të mungojë edhe dy muaj të tjerë.

Shkak janë bërë komplikacionet gjatë periudhës së rehabilitimit. Jakovljeviç do të udhëtojë drejt Greqisë, për t’iu nënshtruar një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, nga e cila do të humbasë pjesën më të madhe të gjysmës së parë të sezonit.

Nëse këtë herë, gjithçka do të shkojë në mënyrën e duhur, mbrojtësi mund të jetë në dispozicion të skuadrës vetëm në muajin dhjetor. Një mungesë e gjatë dhe një goditje e madhe për Luftëtarin, që shpresonte të kishte sa më shpejt në dispozicion 29-vjeçarin, për të ndryshuar ecurinë e ekipit të drejtuar nga trajneri Kostiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online