Merr fund gjithçka, Hemilton fiton titullin e pestë kampion

Luis Hemilton është kurorëzuar si kampioni i Formula 1 për vitin 2018. Anglezi u rendit i katërti në garën e fundit të këtij viti atë të Meksikës. Ky është titulli i pestë kampion për Hemilton, arritje kjo që e ndan vetëm me argjentinasin Huan Manuel Fanxho, i cili ka po aq tituj, ndërsa 33-vjeçari është vetëm dy tituj larg  rekordit të gjermanit Mikael Shumaker, i cili ka shtatë tituj.

Në përfundim të garës Hemilton tha: “Është një ndjenjë e veçantë. Ky titull nuk u fitua këtu sot, u fitua me shumë punë përgjatë shumë garave”. Në 19 garat e këtij sezoni, Hemilton doli nëntë herë në vend të parë dhe gjashtë herë të tjera në podium duke grumbulluar 358 pikë, ndërsa ndjekësi më i afërt Sebastian Fetel e mbylli sezonin me 64 pikë diferencë nga anglezi.

Në garën e Meksikës në vend të parë doli holandezi Maks Vershtapen, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë u renditën dyshja e skuderisë së Ferrarit Fetel e Raikonen. Daniel Riçiardo, megjithëse e nisi i pari nuk arriti ta mbyllte garën, makina e Red Bull e Australianit pësoi një defekt pesë minuta para përfundimit të garës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online