Progni: E kisha paramenduar golin, gjyqtari ishte i pasigurt

Gerhard Progni foli në emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, ku u ndal te ndeshja me Flamurtarin në Vlorë. Tropojani ishte autori i golit të barazimit për durrsakët, me një ekzekutim perfekt dhe ai vetë tregon se e kishe menduar mënyrën e goditjes.

NDESHJA NË VLORË – “Ne kishim shkuar për të marrë 3 pikë. U pa dhe nga loja që po bënim presion. Edhe me një pikë jemi të kënaqur. Luajtëm ndaj Flamurtarit dhe për mënyrën se si shkuan gjërat na kënaq dhe një pikë”.

MOMENTI I DISKUTUESHËM – “Edhe vetë anësori nuk ishte i sigurt, e pyetëm në fundin e pjesës së parë dhe tha që nuk ishte i sigurt dhe mund të kem gabuar. Tensionin e krijoi Flamurtari dhe jo ne”.

GOLI – “Është e vërtetë që stërvitem. Kisha dy javë që përgatitesha dhe e prisja që të merrja goditje e parë nga e djathta dhe e kisha planifikuar që të godas poshtë”.

AVENTURA TE TEUTA – “Kam pasur pak problem ambientimi. Më pas kam luajtur në dy ndeshje jo në pozicionin tim. më pas kam folur me trajnerin dhe gjërat po shkojnë mirë”.

OBJEKTIVAT – “Ne luftojmë për Europa League-n. Kemi disa lojtarë me eksperiencë por dhe lojtarë të rinj. Nuk e kemi dhënë ende 100%. Do shikoni një Teuta më të bukur dhe më të fortë.

LUFTA PËR TITULL – “Kukësi ka ndryshuar shumë nga ai i dikurshmi. Fusha është një faktor shumë i rëndësishëm, por është pas Skënderbeut dhe Partizanit. Skënderbeu ka disa lojtarë që luajnë bashke. Partizani ka entuziazëm dhe dëshirë më të madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online