Bylisi po mendon për sezonin e ri dhe për këtë drejtuesit po tentojnë të bëjnë disa përforcime. Ballshiotët duan që të mos bien sërish në të Parën dhe për këtë presidenti Besnik Kapllanaj do të veprojë dhe të vërë në dispozicion të trajnerit Veljko Dovedan një grup të kompletuar me futbollistë.
Lëvizjet e para kanë nisur dhe është konfirmuar marrëveshja me Amos Bexhi Antoni, nigerianin që ka spikatur këtë sezon me ballshiotët. Futbollisti 20 vjeçar arriti të shënojë 8 gola në kampionat dhe tashmë ka nënshkruar edhe për tre vite të tjera me Bylisin.
Ndërkohë ballshiotët kanë hedhur poshtë zërat për një rikthim të mundshëm të portierit Shkëlzen Ruçi, si dhe theksojnë se nuk po tentojnë lojtarë të Luftëtarit që janë nën kontratë. “Nuk ka asnjë të vërtetë që skuadra jonë të jetë në bisedime me lojtarë të Luftëtarit, të cilët janë pjesë e një ekipi aktualisht në kontratë! Ne jemi klub korrekt dhe respektojmë “Fair-Play” në çdo aspekt!
Nuk bëhet fjalë që të kemi negociata me portierin Ruçi apo të tjerë lojtarë! Lajmi i vetëm është që kemi zyrtarizuar dhe rinovuar për 3 sezone me nigerianin dhe një nga lojtarët më të mirë, Beji Antoni!”, shkruan klubi ballshiot në një postim në faqen zyrtare në Facebook.