Superiorja sjell të ardhura edhe nga jashtë. Shitja e lojtarëve është një mundësi e mirë e klubeve tona për të pasur financa të shëndosha. Vitet e fundit janë transferuar disa futbollistë nga kampionati ynë dhe janë arkëtuar shifra të larta, madje edhe deri në 1 milionë euro.
Këtë verë ka pasur disa transferime, flasim për ato që janë shoqëruar me blerjen e kartonit. Kristal Abazaj është ai për të cilin është paguar më së shumti, ndërkohë që Skënderbeu është klubi që ka përfituar më shumë.
Veç Abazajt, ata kanë shitur edhe nigerianin Xhejms Adeniji. Listës së lojtarëve të transferuar u bashkohen edhe Sindrit Guri e Myrto Uzuni. Në total në arkat e klubeve shqiptare kanë shkuar 2 milionë e 60 mijë euro.
Një shifër e konsiderueshme, që vit pas viti do të vijë duke u rritur nëse vazhdohet të punohet me të rinjtë. Me siguri edhe verën e ardhshme do të ketë të tjerë lojtarë që do të shiten. Sfida tjetër e klubeve tona është t’i zëvendësojnë ata.
[Best_Wordpress_Gallery id=”141″ gal_title=”4 transferimet e superiores”]