Vazhdon avazi: kombëtaret, një “han pa porta”

0

Nuk është hera e parë dhe te moshat në fakt ka qenë një normalitet. Emra lojtarësh që ftohen, emra lojtarësh që lënë grumbullimin, por askush në FSHF nuk i shkruan dy fjali në kanalet zyrtare të informimit që ky institucion ka.

Të gjithë kanë hapur sytë kur kanë parë që në formacion kundër Spanjës ishte edhe Fiorin Durmishaj. Në listën që iu dorëzua mediave ditën e konferencës për shtyp të trajnerit Alban Bushi, emri i sulmuesit nuk figuronte.

“Mund të jetë edhe ndonjë gabim”. Kështu menduam fillimisht, por jo. Durmishaj zbriti në fushë. Sigurisht Bushit i është dashur një sulmues, pasi sulmuesi i Venecias, Xhakomo Vrioni, as që është shfaqur në grumbullim. Pse? E sigurt që as Sterjo Spase nuk na jep përgjigje për këtë.

Në FSHF ata që e kanë për detyrë as që e kanë marrë mundimin të sqarojnë situatën. “Shqipëria U21 është, kush pyet shumë”. Kur na “zhduket” edhe Eros Grezda, “vaj medet” këta të tjerët.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.