Merkato duket më e ndezur se kurrë për skuadrat italiane, të cilat janë rikthyer dhe ata në një destinacioni të kënaqshëm për yjet e futbollit botëror.
Juventusi duket si skuadra e lakmuar nga shumë futbollistë dhe një ndër ta është dhe Aron Ramsej. Raportohet nga mediat italiane se mesfushori i Arsenalit ka kërkuar që të transferohet që tani në Torino, për të mos pritur muajin qershor.
Po ashtu, zhvillime ka pasur edhe në Milano. Interi dhe Milani janë futur në garë për shërbimet e Piatek, por drejtori i Xhenoas, Perineti, u shpreh se ofertat për yllin e skuadrës kanë munguar.
Interi po ashtu i lidh ngushtë me një transferim të veteranit Arjen Roben, por ky i fundit duket se do ta mbyllë karrierën te Bajerni i Mynihut.
Juventusi do të heqë dorë nga shërbimet e Sturaros, që me shumë gjasa do të rikthehet te Xhenoa, ndërsa Roma kërkon t’i rrëmbejë Udinezes mesfushorin Emanuel Badu.