Hetimi i Luftëtarit, dokumenti ka ardhur muaj më parë

0

Federata Shqiptare e Futbollit presupozohet të jetë qeveria e futbollit shqiptar dhe të jetë edhe burimi zyrtar i informacionit për gjithçka ndodh në futbollin tonë.

Ndonëse shpesh është kritikuar për mungesën e transparencës dhe fshehjen e informacionit, FSHF nuk e vë ujin në zjarr dhe duket se ndryshimet e premtuara herë pas here nga presidenti Armand Duka nuk ndodhin kurrë.

Në të shkuarën është fshehur situata e Skënderbeut me UEFA-n, është fshehur situata kaotike financiare e Tiranës dhe gjyqet e saj, nuk ka pasur reagim dhe asnjë qëndrim për akuzat ndaj Kukësit për falsifikimet e kontratave si në rastin e Izair Eminit, e kështu me radhë, ka plot për të tërë, deri te lista e kombëtareve, afrimet dhe largimet natën pa njoftim dhe grumbullimet nga kategorinë e 12-ta angleze e australiane.

Tani vjen çështja Luftëtari: klubi gjirokastrit akuzohet për trukim dhe që në shtator UEFA i ka dërguar letër FSHF-së , ku e njofton që paratë që i takojnë Luftëtarit janë bllokuar pasi ka një hetim për trukim dhe i bën thirrje Federatës dhe Klubit që të mos e publikojnë dokumentin. 

FSHF, në vend që të dilte me një deklaratë zyrtare që pas skandalit në Elbasan, me trukimin skandaloz në ndeshjen ndaj Ventspils, nuk foli as në shtator, të paktën të dilte me dy rreshta ku të shkruhej: “Luftëtari është nën hetim, presim njoftim nga UEFA”.

Jo, FSHF preferon t’i nxjerrë informacionet si pa dashje, në ndonjë gazetë a televizion sipas preferencës, pak rëndësi ka kush. Letra nga UEFA sqaron që gjithçka është konfidenciale dhe nuk duhet publikuar, ndaj mirë do ishte që herë tjetër të gjejnë kush ua nxjerr informacionet e rezervuara.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.