Mërgjyshi: Pozitive që nuk po humbasim, por po shpërdorojmë

Për Supersport në emisionin “Gol pas Goli” trajneri Artan Mërgjyshi ka folur për pikën e marrë ndaj Kastriotit. Tekniku i  skuadrës kurbinase theksoi se skuadra e tij ishte superiore në fushë dhe krijoi raste të shumta.

“Ishim diçka më shumë superior në menaxhimin e hapësirës dhe topit, por nuk ishim konkret dhe agresivitetin e duhur në metrat e fundit, i kishim mundësitë për të shënuar, por i shpërdoruam. Në momentin që Kastriotit që mbeti me 10 lojtarë nuk e menaxhuam mirë situatën dhe Kastrioti përfitoi nga çorientimi ynë dhe shënoi”.

“Donim që të ndryshonim diçka faktikisht për të pasur më shumë mundësi për të rrezikuar. Kjo lëvizje nuk u kuptua mirë dhe kundërshtari na vuri në vështirësi me një lojtar më pak. Ne treguam karakter dhe një marsh më shumë në minuta  mbetura. Shfrytëzuam një mundësi të mirë dhe shënua. Ne nuk na kënaq kjo pikë, pasi donim fitore. Ndeshjet e tilla janë të vështira. Një pikë jashtë është pozitive që nuk po humbasim. Ka gjëra që mund t’i ndryshojmë”.

“Lojtarët e sulmit nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë fizik. Nëse nuk kemi shumë zgjedhje do e kemi të vështirë që të shënojmë edhe pse kemi gjetur golin në çdo ndeshje, i kishim mundësitë, madje raste të pafalshme. Është minus që nuk e fituam ndeshjen sot”.

Rexhinaldo dhe Uzuni janë nivel të lartë. Është e vështirë që t’i zëvendësosh. Lojtarët e rinj duan të bëhen pjesë e skuadrës si Xhixha dhe Smaçi dhe duke u stërvitur mirë do t’i zëvendësojnë në këtë edicion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online