Mema: S’e kuptoj atë që ndodhi në Kukësi-Kastrioti, lojtarët mos ta harrojnë atë ndeshje!

Finalja e Kupës së Shqipërise do të luhet ditën e nesërme mes Tiranës dhe Kukësit. Një ditë përpara sfidës trajneri Ardian Mema ka folur për mediat. Numri një i stolit bardheblu ka bërë deklarata të forta, teksa theksin e ka vënë në ndeshjen mes Kastriotit e Kukësit.

“Ana psikologjike ka qenë ajo që i ka mposhtur futbollistët. Kjo është ajo që bën diferencën. Futbollisti duhet të jetë shumë i qetë kur interpreton çdo gjë, nuk bëhet fjalë vetëm për penalltitë. Kur ata janë në stres, ashtu siç kam qenë dhe unë ndodh diçka e tillë. Të them të drejtën edhe unë nuk kam pasur besim kur kanë marrë përsipër të godasin penalltitë. Kemi bërë gabime. Gjithsesi, unë dua të jem i drejtpërdrejtë me lojtarët dhe me kudo.

Te Tirana ka mbizotëruar stresi dhe ana psikologjike gjatë gjithë kohës. Në të kundërt gjërat do të ishin shumë ndryshe. Tirana ka bërë shumë ndeshje të mira, të paktën shumica. Mund të bëjmë gjëra më të mira, por kjo i takon të ardhmes. Klubi dhe unë duhet të ulemi të bëjmë analiza të thella, pasi bëhet fjalë për tre sezone dhe nuk janë pak, që Tirana nuk del në origjinën e saj.

Tirana është ekip elite dhe kjo është e padiskutueshme, pasi është historia e tillë, që është ekip elitar dhe ekip i ndërtuar për kampion, jo për mbijetesë. Më kanë thënë urime pas ndeshjes, por ajo që them unë që është e turpshme kjo gjendje e Tiranës.”

“Një ndeshje e kemi fituar, një barazim dhe një humbje. Flas kur kam ardhur unë në stol. Do të bëjmë të pamundurën për të përgatitur ndeshjen dhe për të bërë më të mirën. Nuk mund të përgatisësh për kaq pak kohë një ndeshje ndaj një ekipi të fortë si Kukësi, por gjithsesi do t’ia bëjmë ‘yzmetin’. E rëndësishme është që jemi të qetë që gjithçka ka përfunduar dhe e kemi hequr atë stresin. Ndeshjen e nesërme do të jemi të çliruar.”

“Tirana është ekip elitar. Nuk kam thënë që ka qenë ekip për kampion. Tirana ka qenë ekip për mbijetesë dhe kjo është diçka evidente. Tirana mos të kishte falur do të ishte pjesë e ekipeve të kreut. Ndoshta kjo ndodh  dhe nga cilësia jo e mirë lojtarëve. Gjithsesi, fazën e tretë nëse e kujtoni kemi pasur hap kampioni. Pjesa dërrmuese e ndeshjeve të forta është fituar. Tirana ka qenë gjithmonë duke e rritur lojën.”

“Ekipin do ta përgatis edhe individualisht edhe si repart. Nëse do të luajmë bllok dhe do të kemi mentalitet fituesi, çdo ekip mund të kalohet në Shqipëri.”

“Tirana nuk duhet ta uli ritmin dhe nuk ka arsye pse. Në ndeshjen e fundit e patë shumë mirë se çfarë ndodhi, ku luante Kukësi me Kastriotin. Kemi qenë për mbijetesë, por mirë apo keq e kemi fituar vetë çdo gjë. Nëse lojtarët kanë kujtesë se çfarë ndodhi, duhet të bëjnë një lojë duke kujtuar se çfarë ndodhi në atë ndeshje. Nuk mund ta kuptoj që t’i lihen gola një futbollisti për të fituar këpucën e artë. Nuk do ta ulim ritmin asnjë moment. Është ndeshje e fundit dhe i vendos kapakun të gjithave. Për mua sezoni nuk është i suksesshëm, pasi Tirana ka diskutuar mbijetesën deri në javën e fundit. Nëse fitohet kupa ndoshta kjo nuk është gjë e mirë që ta them, por do të harrohen disa gjëra. Nuk mund të harrohen kurrësesi, pasi në futboll duhet të kujtohen gabimet dhe jo rezultatet e mira.”

“E kam si sfidë personale edhe si futbollist, pasi kam qenë shumë egoist. Mendoj se kam dëshirën më të madhe për ta fituar këtë trofe. Por, të them të drejtën duhet shumë qetësi, sepse nuk fitohet me dëshirë, por me punë.”

“Mbetet për t’u parë. Diçka që ka pasur Tirana dhe e ka gjenetike, është karakteri sportiv. Edhe kur kudërshtarët kanë qenë më të mirë, Tirana i ka mposhtur me karakterin sportiv që e ka ndjekur gjithmonë.”

“Nëse një klub, apo individ, apo trajner e president, nuk bën analizën e duhur, kjo gjë do të ritkhehet. Duhet t’i rikujtojmë gjatë këto ditë dhe të bëjmë analizë të gjatë, për çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq. Tirana nuk mund të jetë një ekip që përpërlitet, por ekip elite. Këtë gjë kam parim në kokë. Futbollistët se kush qëndron e kush largohet është diçka që do të diskutohet me klubin.”

“Kjo është një pyetje që duhet t’i bëhet zyrtarëve të Tiranës. Detyra ime është të punoj dhe të luftoj për të fituar Kupën. Pjesa tjetër janë raportet e Tiranës dhe federatës. Është një pyetje që mund të drejtohet te shefi i klubit. Të them të drejtën di diçka, por jam trajner dhe duhet të fitoj çdo gjë. Nuk më intereson kjo pjesë. Hapi i radhës është Kupa dhe më duhet ta fitoj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online