Eros Grezda lë grumbullimin, e zëvendëson futbollisti i Partizanit!

0

Të tjera ndryshime janë raportuar pak momente më parë nga lista e të grumbulluarëve të Kombëtares sonë. Siç njofton FSHF, Eros Grezda ka lënë grumbullimin për arsye personale dhe nuk do të jetë pjesë e grupit për dy ndeshjet e radhës.

Vendin e anësorit do ta marrë Lorenc Trashi, lojtari i Partizanit, i cili do të bashkohet me kombëtaren ditën e sotme në testin miqësor që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” ndaj Kombëtares U-21.

“Ka ndryshime në listën e kombëtares A për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor ora 20:45.

Eros Grezda nuk do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e rradhës për arsye personale. Trajneri Reja ka thërritur në skuadër Lorenc Trashin, nga Partizani, që do të bashkohet me grupin në ndeshjen e sotme në “Elbasan Arena”, ku kuqezinjtë do të luajnë përballë U-21 të drejtuar nga Alban Bushi.

Ndeshja zhvillohet sot në orën 17:00.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.