Mema: Qëndrojmë me këmbë në tokë, rezultati na jep garanci

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” në përfundim të takimit të parë të ccerekfinales së Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Numri një i pankinës bardheblu foli për fitoren dhe iu përgjigj pyetjeve në lidhje kontingjentin e skuadrës së tij.

NDESHJA – “Nuk jam shumë i kënaqur me skuadrën, pasi kemi bërë gabime që nuk duhet t’i bënim. Gjithsesi, rezultati të kënaq. E kishim përgatitur mirë ndeshjen me Laçin, kishim 2-3 mënyra, pasi Laçi ka luajtur me shumë skema të ndryshme. Skuadra luajti mirë në pjesën e dytë dhe zbatuan detyrat që iu dhashë”.

KUALIFIKIMI – “Duhet të jemi me këmbë në tokë. 3-0 është rezultat i mirë dhe na jep garanci, por që edhe Laçi nuk është ekip i dobët, pavarësisht se çfarë dhanë sot në fushë”.

ZËVENDËSIMET DHE KONTIGJENTI – “Nëse ekipi po luan mirë, nuk kam pse të bëj zëvendësime. Ju e dini vetë, pasi jeni dhe trajner (drejtuar Migen Memellit). Janë afruar Oduamadi dhe Sentamu, Tirana e ka kontigjentin e duhur për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit. Çdo lojtar duhet të më tregojë që e meriton për të luajtur dhe pse jo, mund të luajnë të gjithë. Por në momentin që gjërat shkojnë mirë, nuk e kuptoj pse duhen bërë zëvendësime. Në 2019-ën, ky grup ka luajtur shumë mirë dhe kanë krijuar një fizionimi loje. Kur kemi rezultate, nuk kemi pse bëjmë ndryshime”, përfundoi Mema.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online