Shumë futbollistë shqiptarë kanë luajtur këtë sezon në finalen e Kupave të shteteve ku luajnë. Në Itali, ishin plot 3 shqiptarë që luajtën në finale. Strakosha mposhti dyshen Berisha-Gjimshiti, për të triumfuar në finalen e Kupës së Italisë.
Cikalleshi nuk ia doli të triumfonte në finalen e Kupës së Turqisë. As sulmuesi tjetër kuqezi, Jahmir Hyka, nuk ia doli të ishte i suksesshëm në finalen e Kupës së Izraelit. As Llullaku nuk ia doli të triumfojë në finalen e Kupës së Rumanisë dhe dukej sikur Kupa ishte kthyer në një makth për futbollistët shqiptarë.
Por me skuadrën e Shaktjor Soligorskit, Elis Bakaj ka qenë i suksesshëm. Sulmuesi shqiptar nuk ishte i gatshëm për skuadrën e tij në finalen e luajtur sot kundër Vitebsk, por ekipi i Soligorskit ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 dhe të ngrejë trofeun e Kupës, si dhe t’i bëjë një “dhuratë” Bakajt, duke i dhënë medaljen e fituesit.