Kontratë 4-vjeçare dhe rikthim në shtëpi, Vojvoda firmos për “gjigantin” belg

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka finalizuar transferimin nga Muskroni te Standard Liezh. Lajmi bëhet i ditur nga media belge “sudinfo.be”, që raporton se 24-vjeçari kaloi ditën e djeshme testet mjekësore.

Kontrata e re mbrojtësit është e vlefshme për katër sezoni. Firma me Standardin është një rikthim në shtëpi për lojtarin shqiptar, pasi vetë Vojvoda ka qenë pjesë e këtij klubi që në moshën 11-vjeçare, por në vitin 2016 mungesa e hapësirave në ekipin e parë solli që palët ndaheshin vetëm për tu ribashkuar tri vite më vonë, kësaj radhe jo si një talent premtues, por si një futbollist i sprovuar.

Në sezonin që lamë pas Vojvoda ishte një ndër lojtarët më të aktivizuar te skuadra e Muskronit, ku këtë sezon ka regjistruar mbi 3000 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online