Alegri: Ishim me pushime, tani nuk kam asnjë ofertë

0

Juventusi u mund 2-0 nga Sampdoria në ndeshjen e fundit të sezonit, që ishte njëkohësisht e fundit për Maks Alegrin në stolin bardhezi, por ky i fundit nuk është mërzitur nga disfata.

“Ishim me pushime prej një muaji, ndeshja e fundit nuk ishte aspak keq. Kualiarela i meritoi gjithë brohoritjet. Jam i kënaqur që kam bërë të debutojnë 5 lojtarë nga të rinjtë, ndonjë prej tyre do të ketë karrierë të bukur”.

Natyrisht, më e rëndësishme në këtë moment është e ardhmja dhe Alegri lë gjithçka mbuluar me mister, edhe pse ndoshta është i sinqertë, kur thotë që mund të ndalet një vit.

“E ardhmja? Duhet të zgjedh një vend ku të zbavitem dhe të marrë rezultate të rëndësishme. Largohem pa pengje, bëra maksimumin dhe i falënderoj të gjithë. Lë një Juventus që ka shanse të mëdha të fitojë titullin e nëntë rresht.

“Kush do të pasojë, do gjejë një skuadër fitimtare, dukshëm superiore ndaj skuadrave të tjera. A më kanë kontaktuar? Asnjë ofertë, ndoshta bëj një vit pushim. Duhet të mendohem, të tret ndarjen nga Juve. Kam 16 vite që drejtoj pa pushim, nuk më shqetëson një vit pushim, por nëse del rasti i duhur do të firmos”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.