“Me Konten fitojmë trofe, sa vuajtje për t’u kualifikuar në Champions!”

0

Ardhja e Antonio Kontes ka rritur entuziazmin e tifozëve dhe lojtarëve të Interit. Trajneri leçez njihet për mentalitetin e tij të fortë dhe ambicien e madhe për të fituar trofe. Karakteristika që i kanë munguar zikaltërve, të cilët shpresojnë shumë te sezoni i ri.

Milan Skriniar është pika më e fortë e repartit defensiv. Mbrojtësi gjendet i grumbulluar me Sllovakinë e tij për ndeshjet eliminatore të Euro 2020. Ai komenton ardhjen e trajnerit të ri dhe beson fort te rikthimi i Interit te trofetë.

Nuk e kam takuar akoma Konten, pasi ne lojtarët nuk ishim në Itali gjatë prezantimit të tij. Tani na presin sfida të reja me të në stol. Ai dhe Interi janë në gjendje të fitojnë trofe.

Sezoni i fundit? Arritëm të kualifikoheshim në Champions. Një arritje e madhe, por vuajtëm shumë në ndeshjet e fundit. Për fat ia dolëm, por renditja jonë mund të ishte më e mirë. Nuk arritëm të evitonim krizën që pësuam dhe lamë shumë pikë rrugës”, përfundon mbrojtësi sllovak.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.