Mbrojtësi gati për operacion, Interi merr vendimin për të

Dëmtimet e shpeshta nuk bënë të mundur që ai të jepte maksimumin me Interin. Flasim për Simo Vërsaljkon, mbrojtësin e djathtë kroat, i cili u huazua në verë nga Atletiko e Madridit tek Interi.

27-vjeçari ka pësuar një tjetër dëmtim dhe mund të përfundojë në operacion. Klubi zikaltër nuk e ka federuar për pjesën e dytë të kampionatit, kështu që aventurës së tij në Serie A i ka ardhur fundi. Ai pritet të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale dhe mund të qëndrojë disa muaj pushim.

Kroati do të rikthehet tek Atletiko për të nisur fazën e rikuperimit. Gjatë aventurës me ekipin e Spaletit, Vërsaljko zhvilloi vetëm 13 ndeshje midis kampionatit, Kupës së Italisë dhe Champions Ligës.

Marota veproi shpejt duke marrë nga Sauthemptoni mbrojtësin e djathtë Sedrik Soarez. Portugezi ka ardhur në huazim, por Interi ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për shumën e 11 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online