“Skandal, na dhunuan lojtarët! Nuk ka asnjë polic”, gjithçka ndodhi në Fushë-Krujë

Tension në Fushë-Krujë, aty ku pritet që Kastrioti dhe Skënderbeu të matin forcat. Korçarët kanë denoncuar dhunë para ndeshjes. Me anë të një postimi në faqen zyrtare njoftojnë ushtrimin e dhunës ndaj tre lojtarëve të bardhekuqve. Gjithçka ka ndodhur në momentin e zbritjes së lojtarëve nga autobuzi. Nisur nga situata e krijuar, Skënderbeu do shtyrjen e ndeshjes.

NGJARJA NË KOHË REALE 

ORA 13:17 – Policia rrethon stadiumin. Drejtuesit e Skënderbeut kanë marrë garanci që do të ketë masa sigurie të mjaftueshme. Priten edhe Forca të Ndërhyrhjes së Shpejtë. Lojtarët e Kastriotit kanë dalë në nxehje.

Ora 13:12  – Në një situatë të tillë nuk mund të luhet futboll, edhe pse trajneri Orges Shehi për SuperSport ka konfirmuar se ekipi i tij do të zbresë në fushë.

ORA 12:50 – POSTIMI I SKËNDERBEUT: Skandal përpara fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti – Skënderbeu. Reth 25 persona të paautorizuar brenda stadiumit ‘Redi Maloku’ kanë goditur dhe dhunuar lojtarët , Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç. Asnjë forcë policie e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online