Vendimi i fundit, Kastrioti gëzon tifozët para ndeshjes me Skënderbeun

Kastrioti luan prej orës 14:00 kundër Skënderbeut dhe dëshira është e madhe për të marrë tre pikët. Nëse realizohet ky objektiv, do të ishte e mundur që krutanët të kishin mundësinë të ngushtonin diferencën me rivalët për mbijetesë.

Për të qenë më pranë fitores, është vendosur që hyrja në stadium të jetë e lirë. Klubi krutan ka dalë me një njoftim: “Ftojmë të gjithë tifozët të jenë në mbështetje të skuadrës në takimin e sotëm ndaj Skënderbeut. Klubi ka vendosur që hyrja të jetë e lirë (pa pagesë)”.

Kastrioti ndodhet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit dhe numëron 13 pikë të grumbulluara. Kamza që ndodhet mbi ta ka 15 pikë, kurse Luftëtari që është jashtë zonës së rënies ka vetëm 4 pikë më shumë se krutanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online