Mbaron “telenovela” Baloteli, gati kalimi te gjiganti francez

Mario Baloteli dhe situatat problematike janë një dyshe e pandashme. Por, duket se më në fund do të ketë paqe për sulmuesin italian, i cili në muajt e fundit kishte pasur përplasje me presidentin e klubit të Nicës në lidhje me vlefshmërinë e kontratës së tij. Ditën e djeshme mediet franceze raportojnë se gjithçka është rregulluar dhe “Super Mario” ka marrë dritën jeshile për të kaluar te skuadra e Olimpikut të Marsejës.

Skuadra franceze ka vendosur të luajë pastër duke vendosur të paguajë një shifër të konsiderueshme për të evituar përballjen në gjykata me klubin e mëparshëm të Balotelit, Nicën. Ekipi i drejtuar nga Rudi Garsia do të synojë të rikthehet në Champions League pas katër vitesh mungesë.

Për Balotelin ky kalim mund të konsiderohet si kapërcim i madh në karrierë pas një kalvari dështimesh në skuadrat e Mançester Sitit, Milanit dhe Liverpulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online