Kilian Mbape ishte autori i një triplete në takimin e deshëm midis PSG-së dhe Guingamp, që përfundoi me rezultatin 9 – 0 për parisienët. Në fund të takimit, 20-vjeçari u pyet nga gazetarët e së përditshmes spanjolle “AS”, mbi shanset e kalimit të tij te Real Madrid.
Francezi nuk iu shmang pyetjes, duke u përgjigjur në një mënyrë “diplomatik”: “Ndihem mirë këtu, por të ardhmes nuk i dihet kurrë. Më pëlqen se si po shkojnë gjërat te PSG-ja. Kam një kontratë me këtë klub deri në vitin 2022 dhe nuk është ky momenti për të menduar gjëra të tjera”, tha Mbape.
Duhet përmendur se Mbape në të shkuarën ka qenë shumë pranë firmës me Real Madrid. Kur sulmuesi ishte 14 vjeç ai kreu një provë të Real Madrid, të cilën e kaloi me sukses, por ndërhyrja e Monakos në momentet e fundit bëri mamaja e djaloshit ta dërgonte.