Mavraj: Sa shumë ndryshime, në ekip jemi 11 liderë! Reja? Transmeton qetësi

Sot ka qenë radha e Mërgim Mavrajt për të dalë në konferencë për shtyp. Mbrojtësi i Ingolshtadit analizon situatën dhe tregon rrugën e duhur për t’u rikthyer kombëtarja e fortë që presim të gjithë.

Mavraj ndalet edhe te trajneri i ri. Edi Rejën po e zbulon, por ai i pëlqen. Transmeton qetësinë e një kryefamiljari dhe është simpatik. Eksperienca në Greqi me Arisin nuk është për t’u hedhur poshtë.

Ka njohur shumë shqiptarë me të cilët ka kaluar shumë mirë, ndërsa në fushë nuk ndodhi ajo përshtatja. Kundër Islandës nuk do të luajë si pasojë e pezullimit, por do të jetë tifozi numër një i shokëve të tij.

NDRYSHIMET -“Ka ndryshime shumë të rëndësishme. Mua më duhet edhe pak kohë t’i analizoj të gjitha këto ndryshime. Tani kam 20 orë këtu dhe nuk mund të jap një opinion, më duhet edhe pak kohë. Gjëja e parë që bëri përshtypje? Grupi i madh, që jemi shumë lojtarë. Vendin tim nuk e gjeta bosh (qesh).”

SITUATA – “Para ndeshjes me Skocinë kemi qenë maksimalisht të fokusuar, tani kemi ardhur nga kampionatet dhe nuk e kemi përqendrimin për Islandën. Gjithsesi, me udhëtimin në Gjermani do ndryshojë edhe atmosfera dhe fokusimi për të qenë gati.”

REJA – “Kemi biseduar pak dje dhe më duket shumë i qetë dhe simpatik. Si babai jonë. Është i buzëqeshur dhe shumë simpatik. Për pjesën taktike nuk mund të them ende asgjë.”

ARIS – “Ka kaluar shumë kohë dhe i kam lënë pas përshtypjet e Greqisë. Ka qenë shumë eksperiencë e bukur. Jashtë futbollit kam pasur kohë të mira, kam njohur shumë shqiptarë. Sa i përket futbollit ka pasur shumë dallim mes futbollit grek dhe atij gjerman. Nuk ishte identiteti im me mënyrën si luanin atje. Për mua nuk kishte zgjedhje tjetër veçse largimit.”

MAVRAJ – “Mërgimi do të jetë krejtësisht i motivuar dhe i fokusuar. Kjo është e rëndësishme. Edhe fatkeqësia që ndodhi para dy ditësh do mundohem ta kaloj dhe kam shumë besim.”

INGOLSHTADI – “Rezultati nuk ka qenë i mirë, duke pasur parasysh që erdha në janar për të shpëtuar ekipin. Gjashtë muajt e mi atje nuk kanë qenë të këqinj, pasi kanë qenë disa objektiva që i kemi arritur. Për mua nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur, ka rëndësi se si i bëra ballë kësaj situate.”

OBJEKTIVAT – “Liga e Kombeve na eci shumë keq, për çdo gjë, si në rezultate si në lojë. Nuk kemi qenë të kënaqur. Duhet të përmirësohemi. Nëse ndodh diçka e tillë do vijnë dhe rezultatet. Kemi pasur shumë ndryshime si skuadër dhe duhet të afrohemi të jemi një grup më i afërt dhe më i fortë. Rezultatet nuk i kemi pasur, pavarësisht se mundësitë dhe cilësitë i kemi. Është momenti të punojmë për të ardhmen. Kemi trajner të ri dhe staf të ri dhe nuk duhet të shohim në gabimet që kemi bërë më parë, por të shohim të bëjmë mirë për të ardhmen.”

LIDERI – “Gjithmonë e kam thënë që në kohën e Lorikut kemi qenë një ekip i fortë dhe me luftëtarë në fushë. Dallimin e bën grupi dhe jo Mërgimi apo Loriku. Unë si Mërgim nuk do jem në fushë ndeshjen e parë, por do mundohem t’i jap sa më shumë besim lojtarëve. Kjo gjë duhet të na shërbejë për grupin, sidomos në sfidën ndaj Islandës. Ne kemi 11 liderë në ekip.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online