Marsial i kundërvihet klubit: Familja gjithmonë në radhë të parë!

Antoni Marsial u vu në qendër të kritikave, pasi theu rregullat e lejes që klubi i Mançester Junajtid i dha për për të ndjekur lindjen e fëmijës së tij të dytë. I pari që foli për këtë problem ishte trajneri Zhoze Murinjo, i cili e kritikoi hapur para mediave veprimin e francezit dhe më pas erdhën dhe masat disiplinore ndaj 22-vjeçarit me një gjobë shembullore që kap 200000 euro.

Por, Marsial ka thyer më në fund heshtjen me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” ku i ka shpjeguar fansave situatën e komplikuar në të cilën ndodhej gruaja dhe fëmija e porsalindur.

“ Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Ëngjëlli im i vogël është mirë, për gruan ka ka qenë disa momente shumë të vështirë, por falë zotit gjithçka ka përfunduar mirë. Më falni, por familja për mua është mbi gjithçka tjetër… Nesër rikthehem në Mançester”, shkruhej në postimin e Antoni Marsial

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *