Kamza gjen sulmuesin, nënshkruan Martinena

Ashtu siç “SportEkspres.com” raportoi më herët, Nestor Martinena do të jetë pjesë e Kamzës në edicionin e ri. Ka qenë vetë klubi nga periferia e kryeqytetit që përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se arritjen e marrëveshjes me sulmuesin 31-vjeçar.

Në vitin 2010 Martinena linte elitën e futbollit argjentinas dhe provonte Kategorinë Superiore. Sulmuesi, tashmë 31 vjeç, vishte fanellën e Dinamos dhe me blutë u aktivizua në 27 ndeshje. Shënoi vetëm 6 gola, por ra në sy për paraqitjet e tij. Atë vit shkoi në finalen e Kupës së Shqipërisë me kryeqytetasit, por nuk triumfuan dot kundër Tiranës.

Në verën e vitit 2011 u rikthye në Argjentinë dhe luajti në ligën e dytë të vendit të tij. Ka provuar të luajë edhe në të tretën, sikurse edhe në Kili e Ekuador. Në këto dy vende është aktivizuar në elitë. Me Fuerza Amarilla në Ekuador u aktivizua nga janari i vitit 2017 deri në korrik.

Më pas ka kaluar te Sportivo Desamparados, ku ka luajtur 18 ndeshje, duke shënuar vetëm një gol. Gjithsesi për sulmuesin në vendin tonë ekziston një mendim pozitiv dhe koj ka bërë, që të pranojë rikthimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online