Reali i Madridit vazhdon punën për të përforcuar ekipin për sezonin e ri. Rikthimi i Zinedin Zidan në stol ka ndryshuar shumë gjëra. Një prej tyre është Marselo. Braziliani ishte pranë largimit nga “Los Blancos” dhe destinacioni tij ishte Seria A. Mbrojtësi i majtë do të aktivizohej me Juventusin dhe do të bashkohej përsëri me mikun e tij, Kristiano Ronaldo.
Tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe siç raporton “AS”, braziliani ka ndërruar mendje dhe kërkon të qëndrojë. Kështu mendojnë në Spanjë, pasi 30-vjeçari tundohet akoma nga ideja për të provuar një ekjsperiencë të re dhe për të luajtur përsëri me CR7.
Drejt largimit duket Rafael Varan, por Reali ka gati zëvendësuesin. Dëshira e madhe quhet Kalidu Kulibali, por Napoli po reziston fort. Senegalezi është një nga pikat më të forta të ekipit dhe Karlo Ançeloti as që ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij. Kulibali ka një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh, duke nisur nga viti 2020.
Paratë nuk janë problem për Realin, që është gati të sakrifikojë për të transferuar 27-vjeçarin në Madrid. Zyrtarë të klubit spanjoll kanë hedhur hapin e parë siç citon “Il Mattino”. Ata janë takuar me agjentin e lojtarit