Marselo dhe Milinkoviç-Saviç, dyshja që bën Juven të ëndërrojë

Kalimi i Marselos te Juventus nuk është diçka e pamundur. Merkato është mbyllur, por flasim për vitin e ardhshëm. Braziliani është shprehur gjithmonë që është i lumtur ne Madrid, por atë e tundon ideja për t’u bashkuar me Ronaldon. Të dy lojtarët janë të lidhur me njëri tjetrin dhe siç citon “Tuttosport”, mbrojtësi i majtë do të tentojë të lirohet nga Reali në verën e ardhshme për t’iu bashkuar bardhezinjve.

Deklaratat e “dashurisë” së Ronaldos për të kanë shtuar kureshtjen e Marselos për të provuar një aventurë të re dhe për të luajtur përsëri me mikun e tij.

Nga ana tjetër Juventus nuk “dorëzohet” për Milinkoviç-Saviç. Serbi do të qëndrojë te Lacio këtë sezon, madje do të rinovojë dhe kontratën me klubin roman. Një rritje rroge e pret, por nëse ai zhvillon një tjetër sezon pozitiv, bardhezinjtë do të nisnin sulmin për të siguruar shërbimet e mesfushorit në përfundim të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online