Licencimi i “Redi Malokut”, FSHF del me njoftim

Kastrioti do t’i luajë ndeshjet si pritës në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, ndërkohë që klubi krutan i ka plotësuar të gjitha detyrat e lëna nga Komisioni i Licencimeve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

https://www.instagram.com/p/Bm21iNjlk4q/?taken-by=sportekspres

 

VENDIMI – “Sot, më 23 Gusht 2018, në zyrat e FSHF-së, është mbledhur Komisioni i Licencimit të Klubeve (KLK) me kuorumin e domosdoshëm në përputhje me Rregulloren e Licencimit të Klubeve për shqyrtimin e dokumentacionit të Klubit Kastrioti Kruje, të cilët kanë aplikuar për: Licencimin e Stadiumit “Redi Maloku” Fushe-Krujë, për të zhvilluar në këtë stadium ndeshje të kategorisë Superiore, për sezonin 2018-2019.

Pas shqyrtimit të informacionit paraqitur nga Sektori i Licencimit shoqëruar me dokumentet dhe evidencat përkatëse foto dhe video, si dhe konkluzionet e ekspertit të kriterit te Infrastrukturës, Komisioni pasi bëri vlerësimet e nevojshme nxori konkluzionet e tij dhe pasi vlerësoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga sektori i licencimit, konstatoi se në Stadiumin “ Redi Maloku” Fushë Krujë janë kryer punimet e nevojshme dhe për këtë arsye vendosi që stadiumit “Redi Maloku” në Fushë-Krujë i lëshohet Licenca për zhvillimin e ndeshjeve te Kategorisë Superiore për sezonin 2018- 2019”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online