Marota: Kurrë s’kam shkarkuar një trajner, ju tregoj problemin kryesor të Interit!

Xhuzepe Marota është rikthyer të flasë për pozitat e trajnerit Spaleti. Humbja e fundit përballë Bolonjës në shtëpi ka zhytur zikaltrit në krizë, ndërsa po ndërlikohet gara për një vend në Champions. Milani është përforcuar dhe ka filluar të marrë rezultate, Lacio është rikthyer dhe Atalanta po kalon një periudhë të mrekullueshme.

Drejtuesi i klubit konfirmon trajnerin në prononcimin e dhënë për ”Sportmediaset”, mohon kontaktet me Antonio Konten dhe tregon problemin e vërtetë të Interit.

Spaleti është solid në pozitat e tij dhe do arrijë të rikthejë Interin në nivele të larta. Stoli i tij nuk rrezikohet. Unë punoj prej 22 vitesh si drejtues në Serie A dhe nuk kam shkarkuar kurrë një trajner. Për ta bërë një gjë të tillë duhet të ketë kushte të veçanta, që këtu nuk ekzistojnë.

Konte? Nuk e dëgjoj prej muajsh. Karakteri dhe motivimi janë disa nga problemet më të mëdha të Interit. Kultura jonë duhet të përmirësohet dhe nga krizat dilet, vetëm nëse përmirësohemi në këtë aspekt”, përfundon Xhuzepe Marota.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online