Marota flet me stil, i thur elozhe Kontes dhe i refuzon kërkesën

Marota dhe Antonio Konte gëzojnë një marrëdhënie shumë korrëkte dhe miqësore. Ata kanë punuar për disa vite së bashku te Juventusi. Marota zgjodhi ta sjellë te Interi dhe t’i besojë italianit një rol të rëndësishëm në projektin e ri.
Në eventin që u organizua për shpalljen e kalendarit të Serie A, drejtori zikaltër u pyet edhe mbi punën e Kontes dhe pritshmëritë rreth tij. Duket shumë entuziast dhe nuk nguron ta ngrejë në piedestal trajnerin mbi aftësitë e tij. I jep të drejtë për kërkesat në merkato, por thekson se nuk do tentojnë aventura financiare.

“Konte ka sjellë entuziazëm, pasion dhe një kulturë pune. Këto janë elementët më të rëndësishëm. Ai tregon pasion të madh dhe është e drejtë që trajnerët të kërkojnë sa më shumë lojtarë cilësorë, në mënyrë që ata të mund të funksionojnë edhe më mirë. Ne kemi besim se do krijojmë një skuadër konkurruese.

“Pronarët tanë janë shumë të fortë, por me të drejtë, ne duhet të respektojmë ndershmërinë financiare. Do të shfrytëzojmë mundësitë që do na jepen, por nuk do guxojmë aq shumë. Kemi bërë investime të shkëlqyeshme dhe po ecim përpara me punën tonë”, përfundoi Xhuzepe Marota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online