Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Xhuzepe Marota, deklaroi pas përfundimit të ndeshjes ndaj Napolit se ai nuk do jetë më drejtori i përgjithshëm i kampionëve të Italisë. Italiani lë këtë pozicion pas shtatë vitesh të suksesshme dhe më drejtë mund të cilësohet si “arkitekti” i ringritjes së Juventusit në dekadën e fundit.
“Mandati im si drejtori i përgjithshëm i klubit do të mbarojë më datë 25 tetor. Në klub do të ketë ndryshime në administratë. Por, nuk është një lamtumirë, do të vazhdoj të kem një rol si menaxher në sektorin e sportit”, tha Marota para mikrofonit të “Sky Sports”.
I pyetur nëse prapa këtij vendimi fshihet një kandidaturë e mundshme për postin e presidentit të federatës italiane, Marota u përgjigj: E mohoj në mënyrë kategorike këtë gjë, për momentin kjo lëvizje nuk është në planet e mia.