Tjetër fitore për Interin, Martinez gjen golin e parë në Serie A

Interi ka mundur pa shumë vështirësi Kaljarin me rezultatin 2-0 në San Siro. Lautaro Martinez dhe Mateo Politano ishin dy autorët e golave në një 90-minutësh, ku ekipi zikaltër dominoi në çdo etapë të lojës dhe po të mos ishte për pritjet e shumta të portierit Kranjo fitorja do të kishte qenë shumë e thellë. Interi regjistron kështu fitoren tretë radhazi në Serie A dhe shkon në vendin e katërt në kampionat me 13 pikë, po aq sa Sasuolo e vendit të tretë dhe vetëm 2 pikë larg Napolit, që mban vendin e dytë në renditje.

Interi do të gjente shumë shpejt avantazhin. Në minutën e 12-të, talenti argjentinas Lautaro Martinez përligj besimin e trajnerit Spaleti, duke çuar drejt rrjetës një top të harkuar nga braziliani Dalbert. Një gol i veçantë për 21-vjeçarin, pasi është goli i tij i parë në një ndeshje zyrtare me ekipin zikaltër.

Vendasit nuk e ulin ritmin edhe pas golit të Martinezit, por portieri Kranjo është në një natë të mirë dhe kryen disa pritje fantastike. Në minutën e 73-të, Desena tund rrjetën e Interit, por ndërhyrja e sistemit VAR e bën të pavlefshëm golin e skuadrës nga Sardenja.
Në minutën e 90-të vjen dhe goli i i fundit i takimit. Politano godet fluturimthi një top 20 metra larg portës së Kranjos. Trajektorja e topit është perfekte dhe rezultati shkon në 2-0 për ekipin zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online