Kombëtarja e 19-vjeçarëve zhvilloi sot miqësoren e dytë me Maqedoninë e Veriut. Sfida e luajtur në qytetin e Ohrit u fitua nga përfaqësuesja vendase me rezultatin 2 – 1.
Sulmuesi i Çelsit Armando Broja zhbllokoi ndeshjen me golin në minutën e 10-të, ndërsa skuadra “fqinje” përmbysi rezultatin falë dy golave të shënuar Jeton Dauti dhe Agron Elezi, dy futbollistë të etnisë shqiptare.
Miqësore | Maqedonia e Veriut 2 – 1 Shqipëria
Shënues: Dauti 40’, Elezi 53’ / Broja 10’