Jo vetëm Grizman dhe Joviç, Barcelona kërkon sulmues edhe në Angli

Barcelona vazhdon të jetë shumë aktive në merkato. Spanjollët kanë përforcuar mesfushën, duke siguruar shërbimet e Frenki De Jong për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit po punojnë fort për të mbyllur dhe akordin me Matijs De Ligt, i cili do të përforconte shumë mbrojtjen.

Sa i përket sulmit, dëshirat janë të shumta. Në krye të listës qëndron Antuan Grizman, ndërsa nuk mbetet pas as Luka Joviç i Ajntrahtit të Frankfurtit. Një emër i tretë ka dalë në skenë dhe ai është Markus Rashford.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, anglezi i Mançester Junajtid pëlqehet shumë nga Barcelona. 21-vjeçarit i përfundon kontrata me “Djajtë e Kuq” në fund të sezonit të ardhshëm.

Drejtuesit anglezë janë gati t’i ofrojnë një kontratë të majme financiare, por interesimi i klubit katalanas mund të bëjë që ai të refuzojë rinovimin e kontratës. Megjithatë, është akoma herët dhe vera do të përcaktojë më shumë për të ardhmen e sulmuesit anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online