Ylli i Liverpulit, Sadio Mane, po kalon një tjetër sezon të shkqlyer me fanellën e të kuqve, si në Premier League, ashtu dhe në Champions League, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të teknikut Jurgen Klop. 27-vjeçari është rritur shumë gjatë tri sezoneve të fundit që ka qenë nën urdhrat e teknikut gjerman, madje ka krijuar dhe një raport të mirë ne golin.
Në Champions League, ai është i pari për lojtarin me mesataren më të mirë për gola në minuta, në fazën me eliminim direkt, duke lënë pas Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin. Senegalezi ka një mesatare të frikshme, një gol çdo 95 minuta, më mirë se Ronaldo (një gol çdo 107 minuta) dhe Mesi (një gol çdo 129 minuta).