Mançini: Poçetinos do i “pritej koka” në Itali!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mauricio Poçetino ka arritur të ndërtojë një ekip shumë të fortë gjatë pesë viteve në Londër. Totenhemi para se argjentinasi të vinte në krye as në ëndërr nuk e imagjinonte gjysmëfinalen e Champions League, ndërkohë që ishin “abonuar” në Europa League. Megjithatë, përtej investimeve të mëdha, Poçetino akoma nuk ka fituar një trofe me Spërsat.

Roberto Mançini në një prononcim për mediat italiane ka komentuar punën e 47-vjeçarit në Londër dhe durimin që kanë drejtuesit mbi “thatësirën” e trofeve. Ai shprehet se nëse Poketino do të drejtonte në Itali, krerët e klubit do e kishin “krasitur” me kohë.

“Poçetino ka pesë vite me Totenhem dhe nuk ka fituar asnjë trofe, edhe pse ka në përbërje një ekip shumë të fortë.  Në Itali nuk të presin kaq shumë. Këtu njerëzit ekzagjerojnë gjithçka. Asnjëherë nuk është e lehtë të fitosh”, u shpreh trajneri i kombëtares italiane. Më parë edhe Mançini ka drejtuar në Angli, ku ka fituar edhe Premier Ligën me Mançester Sitin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *