Ronaldo: Detajet e vogla më kanë bërë një atlet më të madh!

I intervistuar nga revista “El Pais”, Kristiano Ronaldo foli për sezonin e tij të parë te Juventusi, por jo vetëm: “Gjëja e parë që bën kur transferohem te një skuadrë e re, është të jem vetvetja. Puna ime është gjithmonë e njëjta. Duhet të jesh me këmbë në tokë, të dish se nuk je perfekt dhe se nuk i di të gjitha.

Nëse je i zgjuar, mëson edhe ato detaje të vogla që të bëjnë edhe një atlet më të madh seç je. Te Juventusi, jam përshtatur në mënyrë të shkëlqyer.

Është e vërtetë, e kam ndjerë presionin që në moshë të re. Kur mbërrita te Real Madrid, isha futbollisti më i shtrenjtë në botë. Te Mançester Junajtid, fitova “Topin e Artë” vetëm 23 vjeç dhe shumë njerët thonin: Ai djalosh duhet të jetë në krye! Në 10-12 vitet e fundit, kam pasur një presion edhe më të madh. E ardhmja si trajner? Nuk e mohoj”, përfundoi Ronaldo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online