“Seriozisht e keni?!”, kjo nuk pritej nga Barcelona!

Siç e do tradita, UEFA hedh në rrjetet sociale dhe në faqen e saj të internetit katër kanditatura për lojtarin me të mirë të javës në Champions League. Emrat e propozuar nga organi më i lartë drejtues i futbollit janë Leo Mesi, Luis Suarez, Doni Van de Bek dhe Frenki De Jong. Dy mesfushorët holandezë frymëzuan Ajaksin në fitoren 1-0 ndaj Totenhemit në Londër.

Suarez shënoi një gol tepër të rëndësishëm në një moment delikat të ndeshjes së mbrëmshme ndaj Liverpul. Leo Mesi është tjetër nivel. Argjentinasi shënoi një dopietë të mrekullueshme për të çuar “Camp Nou” në ekstazë dhe për ta çuar ekipin drejt kualifikimit në finale.

Reagimi i Barcelonës në Twitter rreth votimit të hapur nga UEFA është thjesht, epik. “Champions League, seriozisht e keni?”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të tyre. Ky reagim i katalanasve vjen pasi nuk pritet të ketë dyshime se Mesi do të fitojë këtë çmim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online