Maldini: Milani, Anti-Juve? S’mund të bëhet ky krahasim

Në përfundim të sfidës midis Milanit dhe Napolit, zyrtari dhe ish-futbollisti legjendë i Milanit foli për mikrofonin e “Sky Sports” mbi projektin e skuadrës së tij, aspekt ku çalon Milani dhe diferencat që kanë kuqezinjtë me kryesuesit e Juventusit.

MENTALITETI – “Ky Milan duhet të rritet, mbi të gjitha në mentalitet. Të kesh mentalitet do të thotë që skuadra nuk pëson shpejt dy gola,  ndoshta edhe kur luan keq arrin që të fitosh  Kjo është pjese ku duhet të fokusohemi.  Gjithsesi nuk duhet të harrojmë se në dy vitet e fundi jemi renditur në vendin e gjashtë dhe si pasojë, kemi përpara vetes një rrugë të gjatë”.

MILANI, ANTI-JUVE? –“ Jemi shumë larg Juventusit. Objektivat tanë janë të kualifikohemi në Champions dhe të bëjmë mirë në  Europa League. Të tregohem i sinqertë, është shumë herët për të na krahasuar me Juventusit”.

BESIMI TE PROJEKTI – “Kemi një projekt shumë të fortë dhe një skuadër shumë të rëndësishme. Do të përpiqemi që të minimizojmë me sa mundemi mungesën e eksperiencës. Mendoj se skuadra nuk e ka kuptuar akoma se sa shumë potencial ka. Kemi shumë lojtarë të rinj në përbërje, që akoma nuk kanë shpërthyer. Prandaj dialogu midis meje Gatuzos dhe Leonardos është diçka që ne e konsiderojmë thelbësore për këtë klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online