Luks i shfrenuar nga Sane, habit me veshjen 25000 euroshe

0

“Mbreti” i modës në kombëtaren gjermane ka qenë padyshim Zherom Boateng. Me lënien jashtë të Boateng, duket se pasuesi i “fronit” do të jetë Liroj Sane. Futbollisti i Mançester Siti erdhi në zyrat e federatës gjermane me një veshje krejt të veçantë.

Gazeta më e madhe në Gjermani, “BILD”, ka bërë disa kërkime të hollësishme për të zbuluar koston e produkteve që kishte veshur sulmuesi. Shifra totale është marramendëse 25 mijë euro! Xhupi i përbërë nga lëkura e deles, është produkt i kompanisë së njohur spanjolle “Balenciaga” dhe kushton 4500 euro.

Ndërsa këpucët  “NIKE” janë një model me numër të limituar që kushtonin 2500 euro. Produkti më i shtrenjtë ishte çanta “Louis Vuitton”, model “Christopher GM”, që ka një kosto prej 18 mijë eurosh.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.