Luhet në aksin Kamzë-Laç, rreshtimet, gjyqtarët dhe situata në katër skuadrat

Në mesditë do të luhen dhe dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të, teksa katër skuadra do të zbresin në fushë në orën 14:00 në Gjirokastër dhe Kamzë.

Mund të konsiderohet një derbi i vogël përballja mes Partizanit dhe Kamzës në fushën e këtyre të fundit. Skuadra. Gjokës ndodhet në vendin e fundit pas suksesit të Kastriotit dhe do me çdo kusht të mos dalë duarbosh, aq më tepër që luan në shtëpi.

Në dy fazat e para Partizani ka fituar minimalisht ndaj kamzalinjve, duke hasur jo pak vështirësi. Suksesi i Kukësit i ka vënë nën presion kryeqytetasit, të cilët i shohin verilindorët vetëm 2 pikë larg.

 KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
E shtunë, më 3 shkurt, ora 14:00
Stadiumi i Kamzës

KAMZA – PARTIZANI

Kamza: Avdyli, Gjeorgievski, Qaqi, Arrabal, Bonani, Malaj, Mehmeti, Rezi, Plaku, Fukui, Martinena. Trajner: Ernest Gjoka.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Idrizaj, Atanda, Telushi, Mala, Bardhi, Asani, Hebaj. Trajner: Skënder Gega.

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Mario Shazivari, Enea Jorgji

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues:  Pajtim Aliko.

Në Laç luhet një përballje po aq interesante, teksa pritet të shihet si do të reagojnë miqtë pas humbjes së thellë 5-1 një javë më parë ndaj Kastriotit, por edhe pas ndryshimeve në stafin teknik.

Julian Ahmataj ka marrë drejtimin e Luftëtarit pas largimit të Gentian Mezanit. Jugorët kanë pësuar shumë ndryshime dhe humbja e fundit me Kastriotin i ka turbulluat dukshëm ujërat.

Laçi do të kërkojë maksimumin në shtëpi, pas serisë së barazimeve radhazi. Tekniku Prenga ka një armë më shumë në arsenalin e tij, pasi me ekipin është bashkuar dhe sulmuesi Malik Mane, i cili me shumë mundësi do të jetë titullar sot.

 KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
E shtunë, më 3 shkurt, ora 14:00
Stadiumi i Laçit

LAÇI – LUFTËTARI

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Mersinaj, Sefgjinaj, Eler, Jonuzi, Çokaj, Shtubina, Xhixha, Berisha (Mane). Trajner: Besnik Prenga.

Luftëtari: Ruçi, Rrapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Demo, Açka, Dunga, Fili. Trajner: Julian Ahmataj.

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Hermal Llapra

Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Idriz Gashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online