Luftëtari bind me Bylisin, Lushnja ndahet në “paqe” me Egnatian

0

Miqësore të shumta ditën e sotme. Superiorja nis javën e ardhshme dhe Luftëtari sot zhvilloi ndeshjen e fundit para nisjes së kampionatit. Bluzinjtë u përballën me Bylisin dhe fituan me rezultatin 0-3. Trajneri Millosh Kostiç duhet të jetë i kënaqur jo vetëm me rezultatin, por edhe me faktin që shënuan sulmuesit.

Vasil Shkurtaj realizoi golin e parë, ndërkohë që e pasoi Milosavljev. Në pjesën e dytë ishte Maldin Ymeraj, mesfushori me tipare sulmuese i marrë nga Kukësi, ai që shënoi edhe golin e tretë dhe të fundit në këtë takim. Ballshiotët nga ana tjetër patën mundësinë të testojnë disa lojtarë në këtë miqësore.

Një takim tjetër miqësor u luajt në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës. Vendasit pritën Egnatian, në një takim që u mbyll pa fitues. Të dyja skuadrat gjetën rrugën e rrjetës nga një herë. Ademi realizoi për Lushnjën, kurse nigeriani Ezike për rrogozhinasit.

Miqësore – E shtunë, më 11 gusht

Bylisi-Luftëtari 0-3
Shënues:
Shkurtaj 20′, Milosavljev 35′, Ymeraj 67′

Lushnja-Egnatia 1-1
Shënues:
Ademi / Ezike

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.