Dramë gjatë Ajaks-Herakles, stjuardi rrezikon jetën

Ajaksi luajti sot ndeshjen hapëse të sezonit në fushën e vet, duke pritur Heraklesin për kampionat, por ishte një zhgënjim total brenda e jashtë fushe.

Në fushë përfundoi 1-1, me Ajaksin qartësisht me mendjen në Champions League, sepse mesjavën e ardhshme ndeshet me Standard Liezhin dhe i duhet të barazojë me pak gola ose të fitojë në shtëpi, pas barazimit 2-2 në Belgjikë.

Ndërkaq, edhe më keq shkoi jashtë fushe, sepse një stjuard rrezikoi jetën.

Një sherr në një kënd të stadiumit në Amsterdam bëri që stjuardi të ndërhynte dhe të grindej me disa tifozë, që e goditën dhe e lanë të shtrirë në tokë, pa ndjenja.

U desh ndërhyrja e ndihmës së shpejtë dhe për pak minuta ishte panik total, sepse stjuardi ishte në luftë me vdekjen, duke pasur nevojë për frymëmarrje artificiale.

Megjithatë, për fat gjithçka kaloi dhe Ajaksi njoftoi pas ndeshjes se stjuardi është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online