Luftë e hapur Perishiç-Inter, kroati dëshiron të largohet

Deri më 30 qershor Interi bëri të pamundurën për të shitur disa lojtarë, për të regulluar bilancet, ndërsa tani vëmendja është vetëm te përforcimet.

Megjithatë, klubi zikaltër duhet të bëjë llogaritë me kroatin Ivan Perishiç, i cili është i vendosur: dëshiron të transferohet me çdo kusht te Mançester Junajtid.

Që në ndeshjen e fundit të kampionatit Perishiç përshëndeti tifozerinë ultras në “San Siro”, sinjal i qartë se e kishte vendosur me kohë të ardhmen e tij.

Një tentativë të fundit për t’i ndryshuar mendje mund ta bëtë trajneri Luçiano Spaleti, por edhe ky i fundit e ka thënë qartë që dëshiron vetëm lojtarë të motivuar dhe krenarë që veshin fanellën e Interit, gjë që i mungon mesfushorit kroat.

Për pasojë, Interi vendos çmimin: 55 milionë, ose Perishiç bllokohet në Milano!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online