Fasone: Jemi pranë Donarumës dhe familjes, por Raiola…

Xhanluixhi Donaruma mbetet çështje dite te Milani, pasi fenomeni i portës kuqezi tashmë duket se ka pranuar ofertën e Milanit për rinovim.

Nuk ka ende firma dhe administratori i deleguar i Milanit, Marko Fasone, shpjegon arsyen, duke folur për Corriere della Sera: “Dyert e Milanit ishin të hapura, nëse Donaruma do të ndryshonte mendim. Tani kam përshtypjen se jemi shumë pranë marrëveshjes me lojtarin dhe familjen e tij, por jemi larg Raiolës dhe nuk duam të bëjmë kompromise të tjera. Janë vendime që nuk merren vetëm nga lojtarët, janë edhe agjentët dhe në rastin tonë kemi të bëjmë me një agjent shumë të zotin, që ka idetë dhe bindjet e tij, që janë pak larg tonave.  Raiola dhe familja e Donarumës nuk janë dakord? Jo, unë vazhdoj të bisedoj me Raiolën, për sa kohë nuk më thonë të kundërtën. E përsëris, pjesa e marrëveshjes që i përket familjes dhe Donarumës është panë, pjesa tjetër është më e ndërlikuar”.

Raiola mbetet shqetësim madhor për Milanin, që flitet se nuk do të bëjë më asnjë biznes me të në të ardhmen, por Fasone qorton edhe klubet dhe në një farë mënyre e ka me Adriano Galianin, i cili me Raiolën bënte gjithçka: “A janë bërë agjentët tepër të fuqishëm? Pak përgjegjësi e kanë klubet. Nëse një klub nuk është i strukturuar, një agjent i zoti mund të ndikojë te zgjedhjet në merkato. Nëse një klub ka një politikë të qartë, agjenti bën punën e vet, pavarësisht nga komisionet. Problemi është që ndonjëherë komisionet e kërkuara nga agjentët janë shumë të mëdha, por sërish fajin e kanë klubet që pranojnë, nuk i detyron askush”.

“Kemi shpenzuar rreth 100 milionë deri tani. Shpresoj të marr edhe një lojtar (Konti) dhe pastaj do të bëjmë një bilanc, duke menduar të shesim. Një skuadër me 35-40 lojtarë i shkakton shumë probleme trajnerit. Do të shesim disa lojtarë dhe pastaj do të shohim çfarë buxheti na mbetet. Kaliniç? Po e lëmë të qetë Fiorentinën, nuk duam konflikte, pastaj edhe ne kemi shumë sulmues në organikë. Bilia është ende një tratativë pezull”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online