Vera absurde e Interit, blerja e parë është një 18-vjeçar nga Seria B

Merkatoja e verës sapo ka nisur dhe natyrisht nuk është një garë kush blen më shumë dhe kush blen i pari, por Interi nuk është Reali dhe nuk mund ta marrë me nge.

Trajneri Spaleti pret përforcime, por deri tani vetëm zëra, bisedime, oferta të refuzuara dhe… mbi 30 lojtarë të kthyer nga huazimet, të cilëve u duhet gjetur sistemim, sepse askush nuk do të qëndrojë, duke nisur nga shqiptari Rej Manaj e deri te emra të njohur si mbrojtësi Ranokia, që është ende i Interit.

Ndërkaq, klubi zikaltër deri tani ka afruar falas nga Torino portierin rezervë Daniele Padeli dhe praktikisht ka mbyllur blerjen e mbrojtësit Shkriniar nga Sampdoria, por blerja e parë zyrtare e Interit është një 18-vjeçar, Nikolò Zaniolo.

Mesfushor qendror, titullar i Italisë U-17 dhe U-19, Zaniolo është bërë pjesë e ekipit të parë te Virtus Entela sezonin e fundit, duke luajtur në 7 ndeshje në vitin 2017.

Kaq ka mjaftuar që Interi ta piketojë dhe tashmë ka mbyllur gjithça, duke kryer sot kontrollet mjekësore para firmave, por realisht si shumë të rinj të talentuar në të shkuarën, e ardhmja e tij në Milano nuk është shumë optimiste, sepse me shumë gjasa Interi do ta lërë një ose disa sezone në huazim në Serinë B.

Këtë verë Interi ka shitur shumë lojtarë me urgjencë, për të futur në bilancin e sezonit të shkuar rreth 40 milionë euro, të nevojshme për të respektuar Fair Play-n financiar, ndërsa tani e tutje do të fillojnë blerjet, me sllovakun Shkriniar që do të prezantohet ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online