Lopetegui: Modriç, më i mirë se Ronaldo dhe Mesi!

Julen Lopetegui e ka nisur sezonin në mënyrë të mirë deri diku, pasi llogarisim këtu humbjen e Superkupës së Evropës në derbi ndaj Atletikos. Gjithsesi Reali i tij ka arritur 3 fitore dhe një barazim në kampionat, si dhe triumfin e fundit në Champions ndaj Romës.

Mbrëmjen e nesërme Real do të presë Espanjol në “Santiago Bernabeu” për javën e 5 të Ligës spanjolle. Një ditë përpara sfidës trajneri Lopetegui ka dhënë konferencën e tij të zakonshme përpara mediave. Tekniku i madrilenëve ndër të tjera ka dhënë një deklaratë, e cila nuk ka kaluar pa rënë në sy. Lopetegui mendon se më i miri në botë nuk është as Mesi dhe as Ronaldo dhe se topin e artë sipas mendimit të tij duhet ta fitojë dikush tjetër.

Për këtë çështje duket se tekniku është mjaft i lëkundur. Përpara se ai të merrte drejtimin e Real Lopetegui kishte thënë se për të Leo Mesi ishte lojtari më i mirë. Më pas, në momentin që ai mori drejtimin e kryeqytetasve duket se ndryshoi mendim dhe deklaroi se Ronaldo ishte më i miri në botë. Fill pas disa muajsh duket se trajneri ka ndryshuar përsëri mendje.

“Unë nuk e përkrah shumë lojën individuale sepse e shoh futbollin si një sport kolektiv. Unë do të doja që topi i artë të fitohet nga lojtari ynë, Modriç, i cili ka bërë një vit fantastik. Ai është më i miri në botë për momentin. Gjithsesi ajo që ka më shumë rëndësi për mua është ndeshja që do të zhvillojmë nesër”,deklaroi Lopetegui gjatë konferencës për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online