Manuel Lokateli është një produkt i Milanit, por tanimë luan për Sasuolon. Mesfushori 21-vjeçar u përdor më së shumti si rezervë te kuqezinjtë dhe duke parë se nuk kishin shumë besim tek ai, vendosi të ndryshonte ambient.
Te Sasuolo po luan rregullisht si titullar dhe për të ka pasur zëra edhe për një interesim të Juventusit. Normalisht interesimi i kampionëve të Italisë e bën atë të ndihem mirë, por për momentin mendon për skuadrën aktuale.
“Një kalim i mundshëm te Juventusi? Nuk e di. Nëse në të ardhmen do të ketë interes, atëherë do të ishte fantastike. Për momentin mendoj për Sasuolon. Këtu ndihem protagonist, i rëndësishëm dhe mund të shpreh cilësitë e mia”, shprehet Lokateli, që flet edhe për periudhën e tij te Milani.
“Te Milani nuk e ndjeva më besimin e drejtuesve, kam kaluar 10 vite të jetës sime aty. Nga goli që i shënova Bufonit jam rritur. Është një kujtim i bukur, por nuk dua të kujtohem vetëm si ai që kam shënuar atë gol”, deklaron mesfushori mes të tjerash në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”.